Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga kthjellimet në të gjithë Shqipërinë sipas MeteoAlb.

Pasditja dhe nata do të sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat jugore-juglindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimumi deri në 18°C maksimumi.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.