Këtë të premte vendi do të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në mesditë, ku më të dukshme paraqiten në Veri-Veriperëndim të vendit.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në rajonin verior dhe jugperëndimor. Gjatë natës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.