Vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës do te dominojnë sot të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim gradual të reshjeve të shiut e dëborës duke lënë vendin në ndikimin e moti të vranët dhe intervaleve me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.