Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vendi ynë këtë të shtunë do të jetë me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu.

Por gjatë pasdites dhe në orët vijuese moti do të përmirësohet në zonat perëndimore në fillim dhe më pas dhe në pjesën tjetër të territorit.  

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Pukë me 9°C, ndërsa vlera maksimale në Durrës me 28°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë.