Këtë të martë, vendi ynë do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në zonën perëndimore.

Por sipas MeteoAlb në pasdite pritet të kemi kalime vranësirash të pakta, ku në zonat malore do të jenë më të dukshme.

Temperatura e ajrit do të rritet në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Pukë dhe Ersekë me 2°C, ndërsa vlera maksimale në Durrës me 22°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h, ku mbetet nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë.