Kushtet e paqëndrueshme atmosferike mbeten prezente në Shqipëri këtë të mërkurë, ku vranësirat e shumta do të sjellin reshje shiu në Ultësirën Perëndimore.

Ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë rishfaqje të reshjeve të dëborës sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.