Kthjellime e vranësira kalimtare do të ketë Perëndimi gjatë kësaj të mërkure por vranësira të dukshme në Lindje-Juglindje.

Mesdita shton vranësirat duke sjellë shira të izoluar në zonat Qendrore dhe Juglindore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja vijojnë me vranësira dhe kthjellime të herëpashershme.

Sipas Meteoalb era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km /h nga Veriperëndimi duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë duke luhatur esktremumet termike nga 16 në 38 gradë celcius.