Këtë të diel, deri në mesditë moti parashikohet të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat bëhen më të dukshme duke pësuar zhvillim dhe sjellë rrebeshe në zona të izoluara veri-verilindje të vendit.

Mbrëmja sjell përmirësim të kushteve atmosferike në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.