Dita e hënë do të sjellë sërish rrezet e diellit, pas dy ditëve me shi në të gjithë territorin. Sa u përket temperaturave, ato do të vijojnë të mbeten normale për stinën.

Ndërkohë që reshjet e shiut do të rikthehen sërish ditën e mërkurë me intervale të shkurtra. Sa i përket ditës së enjte dhe deri në fundjavë, në të gjithë territorin do të mbizotërojë mot i kthjellët.