Edhe përgjatë ditës së nesërme në vendin tonë do të mbizotërojë mot i ngrohtë dhe i kthjellët. Sipas meteorologëve, gjatë ditës së nesërme temperaturat do të variojnë nga 12 gradë në 32 gradë celsius.

Parashikimi i Motit:

RESHJET

Edhe gjatë ditës së nesërme (e martë, dt.18) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 31 °C

në vendet e ulëta: 19 / 32 °C

në vendet malore: 12 / 25 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.17) dhe nesër (e martë, dt.18) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës.