Vranësira dhe reshje të herë pas hershme dominojnë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësira dhe kthjellime të shkurtra do të ketë në zonat Juglindore.

Në mesditë dhe gjatë pasdites pritet fuqizim i vranësirave në të gjithë vendin duke intensifikuar reshjet në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat Qendrore dhe Jugore.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit, por një rënie me 1 – 2°C do të shënojnë vlerat termike të mesditës. Era do të fryjë mesatare dhe rrallëherë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.