Sipas MeteoAlb, në orët e para të ditës territori shqiptar do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira. Por në orët e mesditës vranësirat do të shtohen, duke sjellë reshje në pjesën më të madhe të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me 0°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 17°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi verior–veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë.