Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, ku pritet që herë pas here vranësirat të sjellin reshje të pakta dhe të karakterit lokal në veri dhe lindje të territorit. Por pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë dukshëm motin.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.