Sipas Meteoalb, vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme deri në mesditë, kur vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore, kryesisht në verilindje të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë një zhvillim të vranësirave në ultësirën perëndimore, duke rrezikuar shira të izoluara.

Gjatë natës vranësirat do të shtrihen në pjesën tjetër të territorit shqiptar. Temperaturat do të variojnë nga 9-28 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.