Deri pasdite moti do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, por gradualisht vranësirat do të zhvendosen drejt zonave Juglindore duke sjellë shira të përkohshme dhe të izoluara. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mesdita ruan vlera kostante duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 12°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.