Sipas Meteoalb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë në pjesën e parë të ditës. Po vranësira të dukshme do të ketë në zonat përgjatë kufirit lindor.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi një zhvillim të vranësirave pothuajse në të gjithë territorin ku do të ketë reshje shiu në formë shtrëngatash.

Temperaturat do të vijojnë në rritje, dhe vlerat ekstreme do variojnë 6 gradë Celsius në mëngjes në zonat malore dhe maksimumi në mesditë në 24 gradë Celsius në zonat e ulëta. Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.