Vranësirat e dendura do të jenë dominante deri në orët e mesditës. Më të dendura paraqiten në zonat veriore-verilindore duke gjeneruar shira në zonat e ulëta, ndërsa reshje dëbore do të bien në zonat malore.

Po ashtu, pasditja dhe mbrëmja mbeten në ndikimin e vranësirave, kryesisht në rajonin juglindor ku do të ketë dhe reshje, por me intensitet të dobët.

Sipas "Meteoalb", temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 deri 13°C.

Era do fryjë mesatare veri-qendër deri e fortë në jug me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi lindor-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.