Mot me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme mbizotëron në vendin tonë gjatë paradites. Mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të izoluar. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor-veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.