Sipas MeteoAlb, deri në orët e pasdites moti mbetet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë Shqipërinë, por në verilindje dhe juglindje shfaqen vranësira kalimtare. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por rënie të lehtë sjell mesdita duke u luhatur nga 17°C deri në 37°C maksimumi.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 4 ballë.