Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin shqiptar. Sërish orët e pasdites fuqizojnë vranësirat në zonat malore duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa shira të përkohshme priten në zonat Qendrore të Shqipërisë.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një tjetër rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar maksimalisht 37°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga Veriperëndimi ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë.