Sipas MeteoAlb, zonat veriore dhe qëndrore do të jenë me vranësira dhe reshje afatshkurtra. Por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare paraqiten zonat jugore të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 6°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 25°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.