Orët e para të ditës do të jenë me vranësira dhe shira të herë pas hershme, ku në zonat malore pritet që reshjet të bien dhe në formë dëbore. Por mesdita dhe pasditja i zhvendosin vranësirat e shumta dhe reshjet e shiut përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 15°C.                          

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi lindor-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.