Sipas MeteoAlb, në orët e para të ditës zonat veriore mbeten me vranësira dhe reshje të pakta, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë me kthjellime. Por në orët e pasdites dhe në vijim kushtet atmosferike përmirësohen gradualisht edhe në Veri të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me -1 gradë Celsius. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 18°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 -50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzimi mbi 4 ballë.