Vendi do të vijojë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, ku do të ketë shira të dobëta në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas "Meteoalb", në pjesën e dytë të ditës do te kemi zhvillim të vranësirave në të gjithë vendin ku do të ketë reshje shiu në formë rrebeshi në zonat veriore dhe qendrore.

Temperaturat do të luhaten nga 6 gradë Celsius në 22 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.