Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të alternojnë kushtet e motit në vendin tonë paraditen e sotme, ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësiray do të jenë më të dukshme. Më të fokusuara ato do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në zbritje të lehtë në orët e para të ditës deri në mesditë, duke shënuar vlerën minimale në mëngjes 7 gradë celsius në Pukë dhe Ersekë si dhe maksimumi në mesditë, 27 gradë celsius në Sarandë.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë me një shpejtësi 28 km në orë në drejtimin kryesisht veriperëndimor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 2 ballë.