Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime në zonat Perëndimore, por vranësira kalimtare do ketë në zonat Lindore të vendit.

Pasditja fuqizon vranësirat në territor duke sjellë shira të përkohshme në ekstremet Veri- Verilindje të vendit.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit vijojnë më një rritje të lehtë gjatë mëngjesit, ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante.

Era do të vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe për pasojë në brigjet detare vijon dallgëzimi 2 ballë.