Moti i kthjellet mbetet prezent gjatë orëve të paradites dhe mesditës në vendin tonë. Por parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin në territorin shqiptar vranësira të lehta, të cilat do të jenë të fokusuara në zonat malore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -4°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 13°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.