Deri në mesditë, moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta. Pasditja zhvillon vranësirat në ekstremin verior dhe zonat lindore duke sjellë shira të izoluara. Nata largon vranësirat duke rikthyer kthjellimet në vend.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke u luhatur nga 14°C deri në 31°C.

Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.