Parashikimi i motit, e premte 22 mars

22/03/2019 - 08:03

Vijon ndikimi i motit të qëndrueshëm në vendin tonë. Për pasojë, alternimet e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta janë prezente në pjesën më të madhe të vendit. Përjashtim bëjnë zonat jugore dhe juglindore në të cilat vranësirat paraqiten të shpeshta deri në mesditë.

Pasditja përmirëson dukshëm kushtet atmosferike dhe në këto rajone duke i bërë kthjellimet dominante në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C deri në 22°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi lindor-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar 44.5 tonë ushqime për asgjësim, ndërsa ka gjobitur edhe biznesin përkatës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është thirrur sot në orën 09:30 për t'u paraqitur në prokurori sa i përket hetimit për lobimin në SHBA.

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë deri në mesditë në të gjithë shqipërinë.

Jo vetëm bregdeti i Durrësit por edhe objektet historike dhe arkeologjike janë shumë të vizituar në këtë sezon veror.

Pak javë pasi tronditi politikën shqiptare nga publikimi i 6 përgjimeve ku përfshiheshin Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë të PS-së me k

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga qelitë e paraburgimit anëtaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Suela Musta.

Gazetarja nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj ka denoncuar sot përmes një statusi në Facebook, abuzimet e fermerëve me produktet e stinës.

Pasi goditën me gurë eskortën e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në mitingun në Korçë, tre persona janë vënë në hetim pasi akuzohe

Disa zona të Tiranës do të mbeten nesër disa orë pa drita në pjesën më të madhe të ditës. Shkak për këtë janë investimet në kabina.

E diela, vijon me kthjellime deri pasdite, kur vranësira lokale zhvillohen në Veri dhe zonat Lindore duke sjellë rrebeshe të shkurtra shi