Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. por zonat e thella veriore dhe lindore do të jenë në ndikimin e reshjeve të dëborës. Mesdita dhe orët vijuese përmirësojnë gradualisht kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit vijojnë të jenë në rritje në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 17°C.               

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.