19/09/2018 - 17:15
Moti do të vazhdojë të jetë me diell dhe temperatura të larta.
Siç bëhet e ditur nga parashikimi i Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, mund të ketë reshje shiut në zona të izoluara, kryesisht në veri dhe gjatë pasdites së sotme.
Reshjet
Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Vetëm në zona shumë të vogla të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore sot pasdite.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 31 °C
në vendet e ulëta: 17 / 32 °C
në vendet malore: 11 / 27 °C
Era
Sot pasdite dhe nesër (e enjte, dt. 20) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.
Rreziku i zjarreve
Pasditen e sotme dhe nesër pritet nivel “i moderuar” rreziku në të gjitha qarqet e vendit.
Ndërmjet qarqeve me nivel “i moderuar” veçojmë qarqet Shkodër, Fier dhe Kukës për rrezik më të lartë krahasuar me të tjerët.
Rreziku pritet te jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
/portali DurresLajm/

