Moti vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash  deri në mesditë, kur më të dukshme do të jenë në jug të vendit duke sjellë shira të përkohshme. Herë pas here do të ketë stuhi afat-shkurta të erës, më të theksuara në zonat bregdetare.

Gjatë pasdites, shirat përfshijnë pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie vetëm në vlerat maksimale të ditës duke u luhatur nga 17°C deri në 33°C.

Era do fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.