Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta dominojnë pjesën e parë të ditës. Ndërsa pasditja dhe orët vijuese sjellin fuqizim të vranësirave dhe rrebeshe të shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit. Mbrëmja vijon me rrebeshe të përkohshme shiu, në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit vijojnë më një rënie prej 1 – 2°C, në vlerat termike të mëngjesit dhe mesditës. Era do vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Lindor duke bërë që në det të vijojë dallgëzimi deri 2 ballë.