Pjesa e parë e ditës mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të cilat sjellin shira të dobëta në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja, përmirësojnë kushtet e motit në territor duke sjellë në territor, kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Sipas "MeteoAlb", në qytetin e Durrësit, në mbrëmje priten rrebeshe të forta shiu afatshkurtra.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore të cilat do të variojnë nga 3 në 20°C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 – 3 ballë.