Parashikimet për ditën e nesërme, sipas Meteoalb thonë se do të ketë reshje shiu në disa zona të vendit, vranësira dhe rënie të temperaturave.

E MERKURE: Vijon ndikimi i vranësirave e reshjeve në Veri dhe Jug, por vranësira e reshje të përkohshme në pjesën tjetër të vendit. Pasditja mbetet me vranësira e reshje të shpeshta në Veri dhe Jug, ndërsa me vranësira kalimtare e reshje të izoluara paraqitet pjesa më e madhe e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat do të luhaten në 4 – 18°C