Parashikimi i motit për datat 11-16 maj 2013

Postuar: 10/05/2013 - 18:09

TIRANË, 10 maj 2013 –Muaji i fundit i pranverës vazhdon të paraqitet i paqëndrueshëm, sipas buletinit të Departamentit të Klimës dhe Mjedisit në Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Universiteti Politeknik të Tiranës.

Në figurën sipër paraqitet situata sinoptike e parashikuar për datën 11 maj 2013 në orën 00. Vërehet që rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga periferia e një fushe me presion atmosferik të ulët në datat 11 dhe 12 maj.

Parashikimi për datën 11 maj 2013

Gjatë kësaj dite mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i vranët dhe reshje shiu që do të përfshijnë të gjithë territorin.

Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 25 km/orë, nga kuadrati veriut.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten

NË VENDET MALORE:

temperaturat minimale do të zbresin deri në 10 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 19 gradë celsius.

NË VENDET E ULËTA:

temperaturat minimale do të zbresin deri në 14 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 25 gradë celsius.

NË BREGDET:

temperaturat minimale do të zbresin deri në 15 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 25 gradë celsius.

Parashikimi datën 12 maj 2013

Gjatë kësaj dite në përgjithësi pritet të mbizotërojë mot me vranësira dhe shira të përkohshëm pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë e lehtë, ne bregdet deri mesatare (30 km/orë), nga kuadranti veriut.

Temperaturat ekstreme, me një rënie në vlerat maksimale, pritet të luhaten:

NË VENDET MALORE:

temperaturat minimale do të zbresin deri në 10 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 14 gradë celsius.

NË VENDET E ULËTA:

temperaturat minimale do të zbresin deri në 14 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 20 gradë celsius.

NË BREGDET:

temperaturat minimale do të zbresin deri në 16 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 22 gradë celsius.

Parashikimi i përafërt i motit për periudhën 13-16 maj 2013

Situata sinoptike e parashikuar për datën 14 maj në mesditë, tregon se mbi vendin tonë gjatë kësaj periudhe do të ndikojë kryesisht periferia e një fushe me presion atmosferik të lartë me aktivitet të dobët.

Rrjedhimisht, pritet që në përgjithësi gjatë kësaj periudhe të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të çrregullta. Vranësira do të jetë më e theksuar në dy ditët e para të periudhës, ku priten edhe shira të dobët lokalë.

Temperaturat maksimale do të luhaten: në vendet malore nga 16-20 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 22-26 gradë.

Temperaturat minimale do të luhaten: në vendet malore nga 7-10, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 12 deri në 14 gradë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, në përgjithësi nga veriperëndimi.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Situata sinoptike e parashikuar për datën 14 maj në mesditë
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) ka reaguar ashpër lidhur me një vendim të Bashkisë së Durrësit mbi di

Një vajzë rreth 16 vjeçe u mbyt mesditën e sotme në plazhin e Ksamilit, ndërkohë mësohet se në trupin e turistes ruse janë konstatuar 2 s

Nëse keni bërë plane për të shkuar në det mendohuni dy herë, pasi moti do të jetë me kapriço.

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 13:00 në afërsi të zonës së Plepave në Durrës.

Nis rehabilitimi i sheshit publik, faza e parë e Muzeut të Dëshmorëve.

Më datën 20 korrik 2017, një grup anëtarësh të Shoqatës Rinore të Atlantikut nga Kosova {KYATA, Kosovo Youth Atlantic Treaty Association,

Ambasadori Italian Alberto Cutillo ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ku u prit nga dr

Personi që u plagos mbrëmë në Tiranë është Mishel Manoku. Ai ka luajtur në filmin “Saimir”, si djali i Xhevdet Ferrit.

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka njoftuar se nga tërmeti i fuqishëm në Ishullin Kos nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të premte shkrimin e revistës “GIOIA”, ndër më prestigjiozet në Itali, për turizmin dhe detin fan