Sipas MeteoAlb, territori shqiptar në orët e paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Por gjatë pasdites parashikohet të ketë shtim të vranësirave në vend, duke sjellë reshje shiu dhe reshje të pakta dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.