Shqipëria do të mbetet në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme. Më të theksuara, vranësirat do të paraqiten në zonat lindore duke sjellë shira të përkohshme.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës, vranësirat fuqizojnë territorin shqiptar duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Por zonat bregdetare mbeten sërish me kthjellime.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit pësojnë një zbritje të lehtë në orët e para të ditës, por mbeten konstante në mesditë duke ruajtur maksimumin në 37 gradë Celsius. Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h në drejtimin verilindor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.