Pjesa e parë e ditës mbetet nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë vendin.

Pasditja mbetet e kthjellët në zonat Jugore dhe pjesërisht në Qendër, ndërsa vranësirat rishfaqen në zonat veriore, të cilat gradualisht në mbrëmje dhe gjatë natës mbulojnë të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten mesatarisht 2°C në të dy ekstremumet termike ditore vlerat e të cilave do të luhaten nga –2°C në 16°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë.