Parlamenti i Holandës voton nesër “rikthimin e vizave” për Shqipërinë

15/04/2019 - 14:52

Një grup prej 4 deputetësh të Parlamentit holandez kanë hartuar mocionin për anulimin e përkohshëm të udhëtimit të lëvizjes së lirë për shtetasit shqiptarë në zonën e “Schengen”-it.

Më 11 prill, Parlamenti i Holandës kishte debatuar mbi këtë mocion, duke siguruar mbështetjen e shumicës. Parlamenti do t’i kërkojë qeverisë holandeze t’i propozojë Komisionit Europian fillimin e të ashtuquajturës “procedurë e tërheqjes së frenave”, e cila lejon pezullimin e udhëtimit të lirë.

Mocioni u depozitua nga ligjvënësja kristiandemokrate, Madeleine van Toorenburg, ndërsa ka edhe 3 bashkautorë të tjerë, Jeroen van Wijngaarden, Jasper van Dijk, Nico Drost.

Justifikimi i tyre është se kjo lëvizje vjen si përpjekje në vazhdën e luftës kundër krimit të organizuar. Mocioni kalon në votim të martën më 16 prill.

Van Toorenburg pretendon në argumentet e saj se, në Holandë ka 6 herë më shumë shqiptarë nga sa janë të regjistruar zyrtarisht. Propozuesit e masës kanë vënë në dukje faktin që ka pasur një rritje të konsiderueshme, sipas tyre, të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria për Krime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Pashkëve.

Perëndimi i diellit e ka bërë optimist avokatin Spartak Ngjela se në Shqipëri po perëndon edhe korrupsioni shtetëror 100 vjeçar.

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, këtë të diel kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se caktimet e përkohshme të kryera nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe më

Më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane do të mbahen zgjedhjet lokale në Itali.

Moti i keq me shi dhe temperatura e ulëta na ka thënë “mirupafshim”, të paktën për këtë javë.

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për