Partia e re, Lubonja: Hajdari e Patozi i bëjnë shërbim Ramës

22/04/2019 - 17:49

Analisti Fatos Lubonja e sheh partinë e re të krijuar nga Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi të dështuar që në nisje. Duke komentuar zhvillimet politike në rubrikën “Opinion” në News24, Lubonja tha se analiza duhet të nisë që nga Azem Hajdari. Sipas tij, të thuash që ai ishte një idealist dhe vajza e tij erdhi me ideale është të mashtrosh.

Për Lubonjën, Hajdari dhe Patozi nuk përfaqësojnë askënd dhe nuk sjellin asgjë në këto zgjedhje, përveç se i shërbejnë Edi Ramës.

“Zonjës Hajdari i thonë e zgjodhën se është e bija e Azem Hajdarit, por për mua problemet e PD fillojnë që me Azem Hajdarin. Pse u vra Azem Hajdari? Për histori të fortësh. Ai u vra nga disa të fortë që ishin të lidhur me PS. Ai u vra sepse ishte tek ata që quhen të fortët e PD. Kjo analizë fillon që me të fortët. E kam dhe me oligarkinë por edhe me ata të fortët e zonave elektorale.
Të thuash që Azem Hajdari ishte një idealist dhe vajza erdhi si e tillë është të mashtrosh, është një problem i madh.
I ke dëgjuar këta të flasin njëherë për vjedhjen tek Astiri, për teatrin që po prishet, për kullat që do të ndërtojë Edi Rama?! I vetmi problem është demokracia në PD. Më fal po a kanë qenë këta në kohën e Berishës? Këta nuk përfaqësojnë dhe nuk sjellin asgjë në këto zgjedhje përveç se një shërbimi për Edi Ramën që të sjellë një fasadë, që ja ku e kemi opozitën. Nga pikëpamja pragmatiste nuk shkon, janë të dështuara. Këta duket që nuk kanë mbështetjen e askujt përveç se të pushtetit”
, deklaroi Lubonja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

Mbyllet ekspedita katër javore e arkeologjisë në forumin mesjetar.

Cila ishte arsyeja kryesore që nuk u hapën negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë?

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sot informacione, Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailit në lidhje me sistemin e sigurisë

Bashkia e Rrogozhinës ka kallëzuar penalisht në Prokurori, anëtarët e KQZ-së dhe KZAZ-së së këtij qyteti për mos lirimin e ambienteve në

Gazetari investigativ Artan Hoxha, shkruan se Presidenti Ilir Meta me dekretin për anulimin e zgjedhjeve futi në vëllavrasje shqiptarët. 

Evidentohet dhe goditet një rast i armëmbajtjes pa leje në Durrës, policia arreston në flagrancë një shtetas që qarkullonte me armë zjarr

Tensionet kanë përfshirë edhe Bashkinë e Kukësit, ku protestuesit kanë tentuar të bllokojnë mbledhjen e materialeve zgjedhore.