Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se qeveria është gati për spitalin Covid 3, ndërsa ka nisur puna edhe për spitalin Covid 4.

Teksa numri i të infektuarve rritet, Manastirliu e cila zhvilloi një takim me mjekë dhe infermierë të Spitali Covid1, u shpreh se strukturat shëndetësore janë gati të nisin funksionimin e spitalit të tretë për të sëmurët me koronavirus.

“Sa për ata që dalin e flasin nga foltoret apo dritaret e facebookut i vëmë përballë faktet dhe punët që flasin vetë. Dhe sërish i sugjeroj të na bashkohen në këtë betejë duke bërë të paktën një gjë që nuk kërkon ndonjë “sakrificë të madhe”, dhe që bëhet edhe nga divani i shtëpisë: të ftojnë njerëzit të mbajnë maskën, ruajnë distancën dhe të lajnë shpesh duart”, shkruan Manastirliu.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ajo tha se sistemi shëndetësor nuk është në kolaps.

“Nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor. COVID nuk është lojë, e gjithë bota është në vështirësi. Jemi të përgatitur për disa skenarë. Spitali ‘COVID 3’ do hapet kur të ezaurohen kapacitetet”, deklaroi ministrja.