Pas autostradës Tiranë-Durrës, bllokohet një tjetër aks për të kryer punime

01/07/2018 - 09:24

   Teksa punimet për rikonstruksionin e autostradës Tiranë-Durrës janë pezulluar për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve që vërshojnë gjatë fundjavës në qytetin bregdetare, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton rifillimin e punimeve të hënën.

ARRSH bën me dije se ditën e hënë, ne orën 06:00 të mëngjesit do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin se segmentit rrugor Degëzimi-Vorë- Fabrika e Tullave në kuadër të projektit të mirëmbajtjes.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Bllokimi i aksit rrugor dhe devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 te ditës së hënë datë 02/07/2018. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

1. Trafiku i mjeteve të rënda që vijnë nga Veriu në drejtim të doganës së Tiranës do të vijojnë normalisht nga Fushë Kruja në Doganë dhe do të kthehen përsëri nga i njëjti segment rrugor dhe do të vijojnë sipas destinacionit përkates.

2. Trafiku i mjeteve të renda nga Veriu në drejtim të portit të Durrësit dhe Jug do të përdorin segmentin Fushë Krujë – Kamëz – rreth rrotullimi “Casa Italia” – Durrës.

3. Trafiku i mjeteve të renda nga Jugu, në drejtim të veriut do të përdorin segmentin rreth rrotullimi “Casa Italia” – Kamëz – Fushë Krujë.

4. Drejtuesit e autoveturave do të vijojnë normalisht drejt destinacioneve respektive duke përdorur urën e Vorës.

5. Transporti i udhëtareve ne të dy drejtimet do të përdorin segmentin e rrugës së aeroportit të Rinasit dhe mbikalimit te Kasharit.

6. Ky devijim do te vazhdoje deri në përfundim te punimeve të rehabilitimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Detaje të reja zbulohen për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti mbrëmjen e djeshme në rrugën “Zef Jubani” pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Durrësit.

Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare dominojnë në pjesën më të madhe të territorit gjatë paradites.

Majlinda Bregu është kthyer në Tiranë.

Komisioni i BE për Punët e Jashtme (AFET) dhe Liritë Civile, Drejtësisë dhe Punët e Brendshme (LIBE) kritikuan Shqipërinë dhe vendet e tj

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannës Hahn ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e nesërme në orën 10:00 për të çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Një tjetër denoncim nga qyteti i Durrësit, ku përmes një videoje tregohet se si po shkatërrohet historia dhe trashëgimia kulturore e një

Ministria e Brendshme e quan akt terrorist shpërthimin me tritol në një shtyllë të tensionit të lartë në Fushë-Krujë.