Pas Balenës Blu një tjetër lojë e çuditshme po qarkullon në internet me rregulla të tjera. Kjo lojë i frymëzon fëmijët që të zhduken nga shtëpia për dy ditë.

"48 hour Challenge" është sfida e kthyer në trend në rrjete sociale, e cila kërkon që miqtë dhe familjarët të publikojnë postime ku i urojnë mirëseardhjen.

Një grua ka treguar se fëmija i saj, së bashku me të tjerë është larguar dhe u gjet pas 55 orësh. 

"Isha e tmerruar duke menduar se mund të kishin vdekur, përdhunuar, trafikuar apo vrarë. Por këto fëmijë mendojnë se është qesharake. Nuk u mërzita aspak kur policia kërkoi që ti mbante në paraburgim," – tha ajo për Independent.

“Balena blu”, ishte kthyer në makthin e shumë prindërve pasi fëmijët e tyre ishin të rrezikuar të binin pre e kësaj loje në çdo moment. Balena blu mori jetën e shumë fëmijëve në mbarë botën, e pas saj duket se '48 hour Challenge' do të jetë kërcënimi i radhës.