Pas vizitës së kryepolicit Haki Çako në Elbasan, forcat speciale kanë nisur një aksion masiv në këtë qytet për verifikimet ndaj makinave luksoze.

Kontrollet nisën pas incidentit që ndodhi tri ditë më parë në Elbasan, kur një makinë Audi e blinduar përplasi makinën e zv/drejtorit të policisë në këtë qytet Gjergj Oshafi.

Deri tani mësohet se janë shoqëruar disa persona në komisariat për verifikim. Urdhri për nisjen e aksionit u dha nga drejtuesi i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili mëngjesin e sotëm zhvilloi një takim pune me drejtuesit vendorë të policisë në qytetin e Elbasanit.