Pas deklaratave të Ramës reagon METE

26/12/2012 - 21:35

TIRANE - Ministria e Energjetikës reagon pas deklaratave të kryesocialistit Edi Ramës për privatizimet në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. 

“Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës shpreh keqardhjen dhe zhgënjimin për qëndrimet emocionale dhe mungesën e plotë të informacionit të kryetarit të PS, z.Edi Rama në deklaratën e tij të fundit për shtyp përsa i përket situatës në disa sektorë të ekonomisë së vendit. Z. Rama duhet të dijë se menaxhimi dhe privatizimi i disa aseteve publike në sektorët strategjik, siç janë energjetika dhe hidrokarburet, shumë prej të cilave të filluara nga qeverisja socialiste, janë bërë në bazë të ligjeve të këtij vendi dhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Fakt është që privatizimet e Albpetrolit dhe 4 HEC-ve Bistrica 1 dhe 2, Ulza dhe Shkopeti janë bërë në transparencë maksimale dhe përpara kamerave e publikut”,- thuhet në deklaratën e METE.

Në një reagim të tijin zëdhënësi i METE ka thënë se, deklarata e fundit e Ramës që nuk do të njohë privatizimin e 4 HEC-eve, për METE është shantazh ndaj biznesit.

“Aktualisht jemi në fazën përmbyllëse të këtyre proceseve dhe METE ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me opinionin publik. Vlerësojmë se thirrje të tilla si ato të kryetarit të PS për anulimin e proceseve të privatizimit janë presion i drejtëpërdrejtë ndaj klimës së biznesit dhe shantazh ndaj investitorëve të huaj. Ndërkohë që çdo parti politike e ka detyrim të jetë konstruktive ndaj biznesit dhe investitorëve për të kontribuar në një klimë sa më të favorshme dhe të sigurtë të aktivitetit të tyre. METE do të vazhdojë të jetë krejtësisht e hapur dhe transparente në veprimtarinë e saj për menaxhimin e sektorëve të ekonomisë si dhe në privatizimin e aseteve publike me qëllim që të kontribuohet sa më shumë për rritjen ekonomike të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare”,- theksohet në deklaratë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hipoteka dhe tanimë Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Durrës është institucioni që "ka hëngër" më shumë koka drejtorësh në vetëm 10 muaj

Këshilltari i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishi i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tregoi në se çfarë përmbajnë video aud

Marsida Xhaferllari është tashmë dhe ‘de fakto’ anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut, Seid Kërtusha, përmes një statusi në rrjete sociale, fton bashkinë e qytetit bregdetar që të shohë mu

Presidenti Meta firmosi sot padinë penale ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella, përfunduan një vizitë zy

Drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës do të jetë Artur Çobani.

OSHEE ka njoftuar abonentët se disa zona në Tiranë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike dy ditët në vijim, 20-21 nëntor.

Ka hyrë në Mesdhe tankeri “Epic Shikoku” me 8 mijë tonë gaz të lëngshëm, i cili është nisur më 14 nëntor 2019, ora 10:23 sipas orës vendo

Një ditë përpara pretencës së prokurorisë, biznesmeni Arbër Çekaj, i konsideruar nga ish-ambasadori amerikan Donald Lu, si peshku i madh