Rëndohet situata në burgun e Rrogozhinës, ku pas konfirmimit me COVID 19 të juristit, rezultojnë të prekur edhe dy punonjës të tjerë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një hetim të brendshëm nëse ndonjëri prej të infektuarve ka pasur kontakte me të dënuarit, po ashtu është vendosur të komandohen persona të tjerë në burg dhe stafi i ngushtë me ta të futet në karantinë.

Deri më tani të paktën 270 të burgosur kanë lënë qelitë për të paktën 3 muaj me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.