Pas kthimit nga plazhi, policia në "sitë" akset nacionale me radar, vërshojnë gjobat (VIDEO)

09/08/2020 - 21:06

Gjatë kësaj të diele, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

Policia e Shtetit bën me dije se po patrullohet me radar në akset rrugore nacionale Lezhë-Thumanë, Vlorë-Fier, Durrës-Tiranë dhe Lezhë-Morinë.

Ndërkohë, 154 drejtues mjetesh janë gjobitur.

Njoftimi i policisë:

Prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë dhe deri në këto momente nuk ka patur asnjë problematikë në asnjë aks rrugor.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë apo e parakalimeve të gabuara.

Në të gjitha akset rrugore nacionale janë duke monitoruar shpejtësinë 6 radarë. Deri në këto momente në akset Lezhë-Thumanë, Vlorë-Fier, Durrës-Tiranë dhe Lezhë-Morinë, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 154 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore, kanë  konstatuar lëvizje të çrregullta në rrugë apo manovra të rrezikshme dhe kanë ndaluar 31 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.

Pas alkooltesteve ka rezultuar se 24 prej tyre drejtonin mjetet nën ndikimin e alkoolit, me masa alkooli që varionin nga 0.22 mg/l deri në 0.39 mg/l, 6 drejtues kanë rezultuar në kufijtë e lejueshëm deri në 0.19 mg/l, ndërsa një 30-vjeçar në Durrës është arrestuar nga Policia Rrugore, pasi drejtonte një motomjet në gjendje të dehur në masën 1.26 mg/l dhe në testin e dytë 1.30 mg/l.

Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 99 masa për përdorim të celularit, 78 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 16 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Ndërkohë, nga Policia Rrugore e Durrësit, një drejtuesi mjeti i është bllokuar mjeti, pasi qarkullonte pa kontroll teknik dhe me 26 masa administrative të pashlyera.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të mos kryejnë parakalime të gabuara duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative në rast fluksi dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidente rrugore

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aeroporti i Tiranës ka publikuar listën e 23 fluturimeve që janë konfirmuar për nesër, 28 shtator 2020.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ambasada shqiptare në Athinë njofton se do të shkurtojë periudhën e pajisjes me pasaportë për emigrantët shqiptarë në Greqi, ndryshe nga

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për pedagogun e Shkencave Humane në Korçë, Alket Dino, i cili akuzohet për mitmarrje

Bombula e gazit është bërë shkaktare për shkrumbimin e një apartamenti në lagjen nr.17, pranë stacionit të trenit në Durrës.

Gjatë kontrolleve të policisë rrugore në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e Saukut, janë evidentuar shoferë duke qarkulluar me shpejt

Ditën e sotme vendi jonë do të alternohet me kthjellime dhe vranësira gjatë paradites, duke sjellë herë pas herë shira të izoluar.

Votat për referendumin mbi shkurtimin e numrit e deputetëve dhe senatorëve kanë përfunduar për gati një javë, ku “Po”-ja fitoi bindshëm.

Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për një kohë të gjatë në kronikat informative, apo lidhjet e drejtpërdrejta në Ne

Ambasadorët e BE në ditën Europiane të Gjuhëve i janë drejtuar me një mesazh qytetarëve të Shqipërisë për të respektuar masat ndaj COVID-