Pasi nuk arriti të siguronte në zgjedhjet e 25 qershorit një mandat deputeti, i përfshirë në listat e kandidatëve të PD-së për qarkun e Durrësit), Agron Duka deklaroi tërheqjen nga politika.

Dhe duket se largimi nga politika e ka fokusuar sërish Dukën tek bizneset e tij.

Në faqen e tij në Facebook, aty ku më parë pasqyronte aktivitetet e tij elektorale gjatë fushatës, por edhe angazhimin e tij si kreu i PAA-së, Duka pa pasqyruar vizitën që ministri i investimeve të huaja në qeverinë maqedonase ka bërë në kompaninë e tij të prodhimit të vezëve, Aiba.

“Ne nje takim me delegacionin nga Maqedonia te kryesuar nga zoti Ramis Merko Minister per investimet e huaja. Ne ambientet e kompanise aiba.Me te vertete kushte shume favorizuese propozimet per investime ne shtetin fqinje” shkruan Duka në postimin e tij.