Pas shiut që ra mbrëmë gjatë natës, deri në mesditë parashikohet mot i kthjellë. Paraditja e së shtunës dominohet nga kthjellimet përjashtuar zonat kufitare Lindore ku do ketë vranësira kalimtare. Mesdita sjell mot të kthjellët në territor, kushte që vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat sjellin një rënie të lehtë në mëngjes, por rritje e lehtë pritet në mesditë, në ultësirën perëndimore. Era do të fryjë mesatare, por paradite deri e fortë, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor – Verior duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Të dielën, vijon dominimi i kthjellimeve deri pas mesditës kur shfaqen vranësira në Veri e gradualisht në gjithë vendin. Pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe pjesërisht në Qendër ndërsa vranësira të dendura do ketë në zonat Veriore – Lindore; kthjellime e vranësira të herë pas hershme mbeten prezente edhe gjatë orëve të natës. Temperaturat ruajnë vlera konstante në mëngjes por 1 – 2°C rritje do pësojnë vlerat e mesditës.